Kryepiskopi Joan në Samitin e Aqabës, viziton vendet e shenjta në Jordani

Kryepiskopi Joan në Samitin e Aqabës, viziton vendet e shenjta në Jordani

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan, mori pjesë në Samitin e Aqabës të zhvilluar më 8-9 dhjetor 2025 në Jordani, në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Aqabës. Samiti u organizua nga Mbreti Abdullah II dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të komuniteteve fetare nga Ballkani dhe Lindja e Mesme. Nga Shqipëria morën pjesë gjithashtu Arqipeshkvi i Tiranës, Mons. Arjan Dodaj, dhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu. Kryepiskopi Joan zhvilloi takime me Patriarkun e Jerusalemit Theofili III, Patriarkun e Antiokisë Joanin X dhe Patriarkun e Serbisë Porfirin, si dhe me përfaqësues të kishave të tjera ortodhokse dhe të Kishës Katolike. Samiti theksoi rëndësinë e dialogut, mirëkuptimit ndërfetar dhe bashkëpunimit mes popujve të...