Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Skema e Investimeve shpjegohet nga ministri Salla, fermeri në Gramsh pajiset me mekanikë për ullishtarinë
Skema Kombëtare e Investimeve po nxit zhvillimin e bujqësisë duke mbështetur fermerët dhe sipërmarrësit e sektorit privat. Një shembull i qartë është historia e Kodhel Çalës nga Gramshi, i cili në vitin 2014 vendosi t’i përkushtohej plotësisht bujqësisë dhe të ndërtonte një aktivitet të qëndrueshëm në vendin e tij. Me mbështetjen e qeverisë dhe përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, Kodheli ka përfituar një traktor dhe një pompë spërkatëse, të cilat kanë rritur efikasitetin e punës, kanë ulur lodhjen fizike dhe kostot e prodhimit, duke përmirësuar ndjeshëm proceset ditore në plantacionin e tij prej 5.7 hektarësh ullinjsh. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Besjan Ajazi vizituan plantacionin me ullinj, teksa diskutuan me Kodhelin mbi ndikimin e...