Mbrojtja e fëmijëve, prioritet i Kuvendit: Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”

Mbrojtja e fëmijëve, prioritet i Kuvendit: Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja për konstituimin e Grupit Parlamentar Vullnetar “Miqtë e Fëmijëve”, një nga mekanizmat më aktivë të angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe forcimin e rolit mbikëqyrës të parlamentit në këtë fushë. Në takim morën pjesë deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, përfaqësues të UNICEF-it, të kryesuar nga Murat Sahin, si dhe të rinj nga Bordi Këshillimor i Adoleshentëve të UNICEF Albania. Kryetari i Kuvendit, në cilësinë e drejtuesit të këtij grupi, theksoi se konstituimi i Grupit “Miqtë e Fëmijëve” nuk është thjesht një procedurë formale, por një angazhim institucional i fortë për ta vendosur mirëqenien e fëmijëve në qendër të ligjbërjes dhe politikëbërjes. Ai nënvizoi se, çdo vendim që merret në...