‘Vlerësim i drejtë’, avokati Sefa për pezullimin e Ballukut: Prokuroria i dha të gjithë kohën që të…

‘Vlerësim i drejtë’, avokati Sefa për pezullimin e Ballukut: Prokuroria i dha të gjithë kohën që të…

Avokati Indrit Sefa ka komentuar në një studion televizive vendimin e SPAK dhe GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar masën të drejtë dhe të argumentuar. Sipas tij, qeveria dhe kryeministri Rama janë zënë të papërgatitur nga zhvillimet. “Zoti Rama është kapur i papërgatitur. Pezullimi i Ballukut është vlerësim i drejtë i SPAK dhe GJKKO. Kur je titullar institucioni, ke pushtetin për të penguar hetimet, për të ndikuar apo ndryshuar dëshmitë e dëshmitarëve. Kjo është arsyeja pse kërkohet një masë pezulluese e tillë,” u shpreh Sefa. Ai shtoi se SPAK “i dha të gjithë kohën e nevojshme qeverisë dhe kryeministrit për të marrë një vendim politik”, duke theksuar se institucioni nuk ka vepruar me nxitim. Avokati komentoi edhe zhvillimet e...