Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Krahasohet me Messin, ylli i Bayern Munich mahnit botën
Lennart Karl, 17-vjeçari i Bayern Munich, është shndërruar në një nga talentet më të spikatura të futbollit europian këtë sezon. Ai ka thyer rekorde në Champions League, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në tre ndeshje radhazi në këtë kompeticion. Paraqitjet e tij dhe aftësitë në driblim kanë bërë që shumë ekspertë ta krahasojnë me Lionel Messin. Harry Kane ka vlerësuar publikisht cilësitë e tij, duke theksuar se Karl ka potencial të arrijë nivele shumë të larta. Sulmuesi anglez madje ka sugjeruar se futbollisti i ri mund të jetë një opsion për Gjermaninë në Botëror. Edhe Lothar Matthaus ka kërkuar që Karl të grumbullohet menjëherë në Kombëtare, duke theksuar se ai është gati për nivele të larta. Pavarësisht moshës, Karl ka treguar...