Bozdo: PPP-të, mjet grabitjeje! Stop koncesioneve që vijnë si kërkesë e pakërkuar, të vendoset analiza ‘Vlerë për Para’

Bozdo: PPP-të, mjet grabitjeje! Stop koncesioneve që vijnë si kërkesë e pakërkuar, të vendoset analiza ‘Vlerë për Para’

Deputeti Eno Bozdo ka depozituar sot në Kuvend amendimet për projektligjin “Për Koncensionet dhe Partneritetin Publik Privat”, një nismë thelbësore për ekonominë, konkurrencën dhe klimën e biznesit në vend. Sipas Bozdos, projektligji u shqyrtua një ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave, ku të gjitha vërejtjet dhe propozimet e Opozitës u refuzuan plotësisht. Amendimet e depozituara synojnë të forcojnë transparencën dhe luftën kundër korrupsionit, shton ndër të tjera deputeti Bozdo. Postimi: Sot depozitova në Kuvend, amendimet për projektligjin “Për Koncensionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i cili është një ndër aktet më të rëndësishme për sektorin ekonomik, konkurrencën dhe klimën e biznesit në vend. Projektligji u diskutua dje në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave, ku vërejtjet dhe propozimet e Opozitës u refuzuan...