Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
SPAK zgjedh nesër pasuesin e Altin Dumanit, Ambasadori Gonzato: Shpreh besimin se KLP do tregojë nivel të lartë..
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato do të jetë nesër i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku do të zgjidhet edhe kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, prezenca e BE-së në Tiranë bën me dije se ambasadori Gonzato ishte sot në një takim të përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga ana tjetër, Gonzato shpreh besimin se KLP do tregojë niveli të lartë përgjegjshmërie në zgjedhjen e pasuesit të Altin Dumanit në krye të SPAK. Reagimi i Prezencës së BE-së në Tiranë: Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mori fjalën në takimin e sotëm të përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të...