Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO-Shtëpia përfshihet nga flakët në Pogradec, ndodhej afër banesave të tjera. Dyshohet..
Një banesë në fshatin Gurras të Pogradecit është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik tek familjarët dhe banorët e zonës. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkaku mund të jetë ardhur nga soba e ngrohjes me dru, por nuk përjashtohet edhe mundësia që zjarri të ketë nisur nga një bombul gazi.Flakët kanë përfshirë të gjithë katin e parë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve. Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në banesë kanë qenë disa prej anëtarëve të familjes, të cilët për fat të mirë kanë arritur të dalin jashtë pa u lënduar. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.