Rrugorja e Tiranës bën bilancin, 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit: 1261 për qëndrim të gabuar të mjeteve

Rrugorja e Tiranës bën bilancin, 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit: 1261 për qëndrim të gabuar të mjeteve

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve. Nga këto, 105 gjoba për mos respektimin e radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera. Po ashtu, 1261 gjoba për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë, si edhe 91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën. Njoftimi i policisë: Patrullim në pika strategjike të kryeqytetit dhe pajisje logjistike bashkëkohore, në funksion të përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore. Fokusi i 24 orëve të fundit, konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve...