Ambasadorja japoneze në Maliq: Japonia mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe infrastrukturor të Shqipërisë

Ambasadorja japoneze në Maliq: Japonia mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe infrastrukturor të Shqipërisë

Maliqi u bë sot qendra e një mesazhi të rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar. Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko, gjatë një vizite zyrtare në këtë bashki, deklaroi mbështetjen e vazhdueshme të shtetit japonez për Shqipërinë, veçanërisht në fushën socio-ekonomike dhe në forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor. Qeveria japoneze ka akorduar një grant të posaçëm për Bashkinë e Maliqit, i cili përfshin dhurimin e një mjeti skid-steer loader, pajisje që pritet të përmirësojë ndjeshëm mirëmbajtjen e rrugëve lokale. Në një territor malor që përballet shpesh me reshje të dendura shiu dhe dëborë, infrastruktura rrugore është thelbësore për garantimin e shërbimeve administrative dhe publike për banorët. Ambasadorja Kikuko theksoi se kjo ndërhyrje do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë dhe aksesit për komunitetin:“Falë dhënies së...