Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Bashkia e Tiranës si strehë hajdutësh: Skema “5D” dhe punimet fiktive
Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sigurie për tetë persona, mes tyre pesë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Sipas hetimit, grupi ka ngritur një skemë punimesh fiktive që ka shkaktuar dëme financiare në buxhetin e bashkisë. Procedimi nisi pas denoncimit nga një qytetar, pallati i të cilit ishte shembur në janar 2021 pa asnjë njoftim zyrtar. Gjatë hetimeve, Prokuroria zbuli se disa prej objekteve të shembura në atë periudhë ishin futur sërish në listën e punimeve të financuara në mars të po atij viti, duke krijuar kosto të pajustifikuara dhe duke simuluar procese shembjeje që në fakt kishin përfunduar muaj më parë. Nga verifikimet rezultoi se përfaqësues të kompanive private dhe...