Gjykata Speciale liron me kusht ish-kryetarin e Malishevës

Gjykata Speciale liron me kusht ish-kryetarin e Malishevës

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi gjykatësi vendosi se mbajtja e tij në paraburgim nën akuzat për pengim të drejtësisë nuk ishte “as e arsyeshme, as proporcionale”. Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Gjykata Speciale njoftoi të mërkurën se gjykatësi erdhi në përfundim se e drejta themelore e Kilajt për lirim peshon më shumë sesa rreziku që ai të ketë ndikim në procesin e drejtësisë në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është drejt përfundimit. Kilaj, së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun, akuzohen për pengim të drejtësisë në rastin kundër Thaçit, Kadri Veselit,...