Pisha e Marie Tucit, si pisha e Shën Françeskut

Pisha e Marie Tucit, si pisha e Shën Françeskut

– Në vend të një urimi Krishtlindjesh – Nga Ndue Dedaj Nuk besoj se mund të ketë një pemë më simbolike për t’ju uruar Krishtlindjet, sesa një pishë që nuk është si gjithë të tjerat, edhe pse nuk ka asnjë mbishkrim që të tregojë se si ajo gjendet aty, afër kullës së Preng Pashës buzë Fanit, ku nuk ka pisha të tjera. Vitet e shkuara zakonisht kam zgjedhur foto dëllinjash që i bëja me kënaqësi, sidomos në vendlindje, por dhe kudo tjetër trojeve shqiptare. Por cila është historia e pishës?… Në parantezë. Duhet të jetë në natyrën e shenjtorëve të mbjellin pemë, t’i mbartin ato si filiza nga një vend për t’i mbjellur në një tjetër. Një degë pishe pati marrë në Lezhë Shën Françesku...