Marrëveshje e fshehtë PS-PD për Avokatin e Popullit? Kandidati zbulon prapaskenat: Ja pazaret Berisha – Rama

Marrëveshje e fshehtë PS-PD për Avokatin e Popullit? Kandidati zbulon prapaskenat: Ja pazaret Berisha – Rama

Zgjedhja e Avokatit të Popullit vijon të jetë në ‘ngërç’ pas dorëheqjes së Partisë Demokratike nga firmat e dhëna për 6 kandidatët, emrave të cilëve kanë kaluar për votim në Kuvend. Të gjithë kandidatët janë propozime të Partisë Demokratike, ndërsa përpara bërjes publike të emrave të tyre, Besim Ndregjoni ka qenë më parë propozimi i vetëm  nga Sali Berisha për postin e Avokatit të Popullit, i cili aktualisht është në mesin e kandidaturave. Në një emision televiziv, Besim Ndregjoni tha se emrat e kandidatëve të tjerë dhe tërheqja e firmave, është një lojë ‘ping-pongu’ që po zhvillohet me marrëveshje mes grupit parlamentar të PS-së dhe të PD-së, por këtu ai përjashton Berishën. Ndregjoni thotë se e gjitha kjo është një manipulim procesi me qëllim zgjedhjen e Endri...