Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ja agjentët e Ramës që firmosën për Shabanin”, Gjokutaj nxjerr emrat e deputetëve demokratë që dhanë firmat
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka publikuar listat me firmat e deputetëve demokratë që pretendohet se kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Endrit Shabanit për postin e Avokatit të Popullit. Dokumentet, ku shfaqen emrat dhe firmat e një grupi deputetësh të opozitës, nga Ina Zhupa te Elda Hoti, janë bërë publike në një moment kur Berisha ka akuzuar hapur se Shabani është në një linjë me kryeministrin Edi Rama dhe se ky i fundit po lobon që ai të marrë postin. Në llogarinë e tij në “Facebook”, Gjokutaj krah dy listave i ka bërë thirrje personave që shfaqen në te duke i ftuar që të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtet për Shabanin, apo nëse bëhet fjalë për një manipulim. Për Shabanin kane firmosur 35...