Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Lahuta në UNESCO/ Begaj: Trashëgimia kulturore jomateriale e UNESCO-s është edhe më e pasur
Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, theksoi se “nga sot (dje), trashëgimia kulturore jomateriale e UNESCO-s është edhe më e pasur. “Arti i të luajturit, të kënduarit dhe punimit të lahutës, një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar, është bërë pjesë e saj”, shkroi Begaj në rrjetet sociale. Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në...