Çfarë ndodhi? KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë prokurorin e njohur (Emri)

Çfarë ndodhi? KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë prokurorin e njohur (Emri)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 9 dhjetor ndryshimin e vendimit të Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Korçës, Dashnor Nure dhe e konfirmoi atë në detyrë. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të dorëzuar nga prokurori Nure ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Komisioni e shkarkoi prokurorin Nure më 4 shtator të vitit të kaluar, pasi konkludoi se se subjekti nuk arriti nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe se në vlerësimin tërësor të të tre kritereve kishte cënuar besimin e...