Presidenti Begaj në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës: Dija është forca më e madhe e zhvillimit të kombit

Presidenti Begaj në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës: Dija është forca më e madhe e zhvillimit të kombit

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, mori pjesë sot në kremtimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. “Sot kremtojmë rrugëtimin gjysmëshekullor të dijes, sakrificës dhe përkushtimit intelektual, qytetar dhe kombëtar. Festojmë jetën e një institucioni që lindi në kushte të vështira, por që u ngrit në lartësinë e institucioneve të tjera simotra të kombeve të zhvilluara”, deklaroi Presidenti Begaj në këtë përvjetor jubile të Akademisë së Kosovës. Presidenti Begaj nderoi studiuesit dhe akademikët shqiptarë, ata që nuk janë mes nesh e ata që vazhduan mes sakrificash të ruanin idealin dhe qëndresën për t’i hapur rrugë dijes. “Shqipëria ka qenë gjithmonë pranë elitës së Kosovës në momentet  e vështira”, tha Begaj. Ai vlerësoi mundësinë e artë që kanë sot shqiptarët për...