Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Autori u dënua me 16 vite burg, babai i Martin Canit: Shkolla është shkaktari, nuk më solli asnjë mesazh për sherrin/ Avokati: Çështja do të shkojë në Apel
“Shkolla është shkaktari i parë i kësaj ngjarje. Unë shkollën e kisha 5 minuta larg nga puna ku punoja. Një mesazh mund të shpëtonte jetë. Unë mund të shkoja ta merrja djalin. Një mesazh i tyre mund të kishte shpëtuar një jetë”, tha Ëngjëll Cani, babai i të Martinit. “Pavarësisht dënimit përfundimtar me 16 vite, nuk kishin rëndësi për ne vitet, e rëndësishme është të bëhet drejtësi dhe të jepet mesazhi i qartë që drejtësia funksionon. Njerëzit janë më të pambrojturit. Rastet më të fundit tregojnë se i kemi lënë fëmijët në mëshirë të fatit. Jemi në kushtet ku kemi gjetur një formë drejtësie. Ministria e Arsimit duhet të kishte deklaratë të vazhdueshme rreth kësaj ngjarjeje, por nuk ka ndodhur. Duhet të ishin marrë masa...