Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dyshohet se vodhën fondet publike për punë fiktive, çfarë zbuloi Prokuroria për 5 zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, ‘teknika’ që përdornin
Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila ka siguruar edhe dosjen hetimore, raporton se bëhet fjalë për Aurel Cuko, Drejtor i Përgjithshëm i emergjencave civile, Bashkia Tiranë, Elehana Guce, Përgjegjëse e sektorit te kompensimit nga fatkeqësive natyrore, Rexhina Rakipi, specialiste IMT, Sokol Qehahaj, Specialist IMT, Aleksandra Mahmutllari, Mbikëqyrëse Punimesh, Shyqyri Maloku, Subjekt privat dhe Fatmir Firi, Subjekt privat. Hetimi zbuloi se disa përfaqësues të kompanive private, të kontraktuar për punimet, paraqitën punime fiktive dhe dokumente të rreme, duke shkaktuar dëm financiar për buxhetin e Bashkisë, si dhe disa punonjës të IMT-së nuk verifikuan në terren gjendjen reale...