Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Edhe shqetësimi bëhet diskriminim “, Balla te ‘Ligjet’: Pas 2020-s u shfaqën forma të reja diskriminimi, ligji mbyll boshllëqet
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka theksuar në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike se ndryshimet e propozuara në Ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, adresojnë realitete të reja që janë shfaqur pas vitit 2020, duke vendosur fokus të veçantë te viktimizimi, format e reja të diskriminimit dhe rrugët konkrete të ankimit për qytetarët. Sipas Ballës, periudha 2020–2025 ka nxjerrë në pah forma diskriminimi për të cilat më parë as nuk ekzistonte vetëdije ligjore, si pasojë e zhvillimeve teknologjike, shoqërore dhe të komunikimit. Për këtë arsye, ligji hyn në një “fazë të re zhvillimi”, të përafruar drejtpërdrejt me direktivat e Bashkimit Evropian, përfshirë standardet më të fundit për funksionimin dhe pavarësinë e organeve të...