Berisha: Paketa kundër shpopullimit është hapi i parë drejt një kthese që synon të shpëtojë Shqipërinë

Berisha: Paketa kundër shpopullimit është hapi i parë drejt një kthese që synon të shpëtojë Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për media se paketa kundër shpopullimit përbën hapin e parë drejt një kthese që synon të shpëtojë Shqipërinë. Ai e cilësoi situatën aktuale si katastrofën më të madhe demografike në historinë e kombit shqiptar. Berisha theksoi se shqiptarët nuk e meritojnë zhdukjen dhe kanë të drejtë të jetojnë në trojet e tyre historike. Sipas tij, kjo çështje do të mbrohet dhe do të ngrihet si prioritet në parlament. FJALA E BERISHËS: Natyrisht kjo paketë është vetëm hapi i parë i domosdoshëm për të shënuar një kthesë, e cila synon të shpëtojë Shqipërinë nga shkretimi i plotë i banorëve të saj. Fshirja, shuarja.  Historia e kombeve është histori e lindjes, lulëzimit, por edhe zhdukjes së tyre....