Atentati ndaj mafiozit grek, si lëvizjet e tij u monitoruan me kamera – Shqiptarët, anëtarë të një prej grupeve më të rrezikshme

Atentati ndaj mafiozit grek, si lëvizjet e tij u monitoruan me kamera – Shqiptarët, anëtarë të një prej grupeve më të rrezikshme

Gjashtë të arrestuarit për tentativën e vrasjes së Giannis Lalas në Ano Liosia, sipas dosjes së FBI-së greke, janë anëtarë të një prej grupeve më të rrezikshme, gjakftohta dhe të pajisura me teknologji të mafies greke. Katër prej tyre janë shqiptarë, mes tyre Dhimitër Meçi, i njohur si Dhimos, i akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate, ndërsa konsiderohet si një nga kriminelët më mizorë e të rrezikshëm, si edhe ka rol shumë të rëndësishëm në të ashtuquajturën mafia greke. Dosja përfshin edhe dy persona të tjerë, ndërsa autoritetet fokusin e kanë tek 48-vjeçar grek nga Rethinho e Kretës, i cili është i njohur për autoritetet pasi është akuzuar për përfshirje në një rast rrëmbimi të një biznesmeni, ndër të tjera. Siç u zbulua,...