Afera ‘Partizani’/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore, këtë herë mungon…

Afera ‘Partizani’/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore, këtë herë mungon…

Gjykata e Posaçme shtyu për më 22 dhjetor, ora 11:00, shqyrtimin e dosjes “Partizani”. Seanca dështoi për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues, për shkak se gjyqtarja Rudina Palloj mungonte për arsye shëndetësore. Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 6 persona të tjerë. Dosja “Partizani” ndodhet në fazën e parashtrimeve paraprake të palëve.