‘1 mijë euro bonus për…’, Berisha prezanton platformën kundër shpopullimit: Të nisë që me buxhetin 2026

‘1 mijë euro bonus për…’, Berisha prezanton platformën kundër shpopullimit: Të nisë që me buxhetin 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë nga selia blu, ku u shpreh se një nga shqetësimet kryesore me të cilat përballet sot populli shqiptar është shpopullimi. Ai ka prezantuar një platformë të përpiluar nga PD në lidhjen me luftimin e shpopullimit dhe nxitjen e lindshmërisë, masa që sipas Berishës duhet të merren që me buxhetin për vitin e ardhshëm. “Shpopullimi emergjencë absolute. Vendosja enjë platforme që mund të shënojë kthesën e treguesve demografike të popullit shqiptar që ky popull të mos shkojë drejt zhdukjes së pashmangshme me këto tregues që ka sot. Nga 2018 deri sot vdekjet në Shqipëri janë qartësisht më të larta se lindjet. Po të shtojmë këtu edhe largimet masive nga vendi. Boshatisja e Shqipërisë është katastrofe ekzistenciale....