Berisha prezanton platformën e PD kundër shpopullimit: 50 euro në muaj dhe 1 mijë euro bonus lindjeje për fëmijën e parë

Berisha prezanton platformën e PD kundër shpopullimit: 50 euro në muaj dhe 1 mijë euro bonus lindjeje për fëmijën e parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë nga selia blu, ku u shpreh se një nga shqetësimet kryesore me të cilat përballet sot populli shqiptar është shpopullimi. Ai ka prezantuar një platformë të përpiluar nga PD në lidhjen me luftimin e shpopullimit dhe nxitjen e lindshmërisë, masa që sipas Berishës duhet të merren që me buxhetin për vitin e ardhshëm. “Shpopullimi masiv i Shqipërisë përbën goditjen më të rëndë ekzistenciale që kombi shqiptar ka marrë në tërë historinë e tij të gjatë.Kurrë ndonjëherë, treguesit themelorë të popullsisë të këtij vendi, nuk kanë rënë brenda 10 viteve një shekull.Nuk është regjistruar kurrë një kastastrofë e tillë demografike, siç është regjistruar në 10 vitet e qeverisjes së Eid Ramës 2014-2024.Lindshmëria në Shqipëri sot është...