Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Endri Shabanin, i preferuari i PS? Zbardhen emrat e deputetëve që firmosën për Avokatin e Popullit
Si pikë e 18 e rendit të ditës të seancës plenare në parlament të enjten parashikohet votimi i 6 kandidatëve që plotësuan kushtet për Avokatin e Popullit. Tërheqja e firmave mbështetëse të kandidatëve prej deputetëve të PD nuk u pranua nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve të martën. Mes gjashtë kandidatëve është edhe Endri Shabani që konsiderohet si kandidatura e preferuar e socialistëve, të cilët realizuan një skemë perfekte, duke u tërhequr nga mbështetja me firmë e kandidatëve. I lejuan avancimin e mbështetjes me firma grupit parlamentar të PD ku mes gjashtë kandidatëve është edhe i preferuari i tyre zoti Shabani. Në këto kushte firmat i dha PD dhe përmes votës së fshehtë, sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, socialistët priten me votim...