Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shtyhet sërish seanca për “Partizanin”, këtë herë mungon gjyqtarja Palloj
Gjykata e Posaçme shtyu për më 22 dhjetor, ora 11:00, shqyrtimin e dosjes “Partizani”. Seanca dështoi për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues, për shkak se gjyqtarja Rudina Palloj mungonte për arsye shëndetësore. Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 6 persona të tjerë. Dosja “Partizani” ndodhet në fazën e parashtrimeve paraprake të palëve.