Lapaj sulmon Ramën: Bllokove integrimin për një këshilltar në Fier. Do që të mos flasim?

Lapaj sulmon Ramën: Bllokove integrimin për një këshilltar në Fier. Do që të mos flasim?

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” tha përmes një videomesazhi në Facebook se është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit. “Kaq frikë ky nga kaq veta sa jemi mbledhur këtu? Imagjinoni sikur të derdhemi në shesh… Të më thonë kë kam bllokuar unë për të mos shkuar në punë, në zyrë, në spital, duke qëndruar këtu? Ah po, ndërgjegjësimi i njerëzve pengon hajdutët e tij të vjedhin”, tha Lapaj, duke iu referuar Kryeminstrit Rama. “Nuk më frikësoni me letra bakalli… Qeveria e krimit më ka dhënë një dekoratë të paparë duke më proceduar penalisht, sepse i tregon njerëzve të këtij vendi se sa frikacak është. Ky që ka sjellë njerëzit këtu në këtë shesh dhe janë vrarë njerëzit për pushtetin e tij. Ky që bllokonte rrugët...