Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“1 mijë euro bonus për fëmijën e parë…”, Berisha propozon platformë kundër shpopullimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së tij të përditshme për mediat, ngriti alarmin për shpopullimin masiv të vendit, të cilin e cilësoi si “goditjen më të rëndë ekzistenciale” që kombi shqiptar ka marrë në historinë e tij. Berisha tha se treguesit demografikë të Shqipërisë nuk kanë pësuar kurrë rënie të tillë brenda një periudhe kaq të shkurtër, duke akuzuar qeverinë Rama për “katastrofën më të madhe demografike të regjistruar ndonjëherë në vend”. Ai e përshkroi situatën si një proces të planifikuar që “përbën gjenocid të heshtur ndaj shqiptarëve”, duke iu referuar konventave ndërkombëtare që trajtojnë çështjet e zhdukjes së popullsive përmes mjeteve jo të dhunshme. Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një moment emergjence absolute dhe kërkon një platformë të qartë që të...