Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Avionë luftarakë amerikanë i afrohen hapësirës ajrore të Venezuelës
Faqet publike të ndjekjes së fluturimeve treguan se dy avionë luftarakë amerikanë F/A-18 iu afruan hapësirës ajrore të Venezuelës rreth mesditës të martën, duke kryer një fluturim të zgjatur mbi Gjirin e Venezuelës teksa Washingtoni po shton presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro. Të dhënat nga faqe si “Flightradar24” treguan se avionët kaluan ngushticën e gjirit dhe kryen më shumë se gjysmë ore manovra mbi Gjirin e Venezuelës, duke tërhequr vëmendje të madhe publike, pasi mijëra njerëz ndoqën në kohë reale pozicionin e tyre online. Një zyrtar i mbrojtjes i SHBA-së e konfirmoi misionin, duke thënë se Departamenti i Mbrojtjes “kryen operacione rutinë dhe të ligjshme në hapësirën ajrore ndërkombëtare, përfshirë edhe mbi Gjirin e Venezuelës”. “Ne do të vazhdojmë të fluturojmë në mënyrë të sigurt,...