Spanjë/ 22-vjeçarja pushohet nga puna se shkonte çdo ditë 40 minuta përpara orarit

Spanjë/ 22-vjeçarja pushohet nga puna se shkonte çdo ditë 40 minuta përpara orarit

Një 22-vjeçare në Spanjë është pushuar nga puna për shkak se paraqitej çdo ditë rreth 40 minuta para nisjes zyrtare të turnit, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga kompania që kjo praktikë të ndalej. Sipas dokumenteve gjyqësore, kontrata e saj përcaktonte fillimin e punës në orën 07:30, ndërsa punonjësja mbërrinte vazhdimisht midis 06:45–07:00, shkruan The Sun. Ajo ishte paralajmëruar disa herë, si me gojë ashtu edhe me shkrim, të respektonte orarin, por e vijoi sjelljen për 19 ditë të tjera radhazi. Punëdhënësi argumentoi se ardhjet e saj të parakohshme nuk konsideroheshin punë reale, pasi në atë orar nuk kishte detyra operative dhe ajo madje regjistrohej në aplikacionin e kompanisë para se të ishte fizikisht në zyrë. Kompania e cilësoi këtë si shkelje të besnikërisë dhe mosbindje ndaj rregullave të brendshme. 22-vjeçarja...