Dhuruesi i spermës i kaloi gjenin e kancerit 197 fëmijëve në vendet evropiane, përfshirë Shqipërinë

Dhuruesi i spermës i kaloi gjenin e kancerit 197 fëmijëve në vendet evropiane, përfshirë Shqipërinë

Spermë e një dhuruesi, mbartëse e një mutacioni të rrezikshëm të kancerit, ka sjellë në jetë të paktën 197 fëmijë në Europë, disa kanë vdekur Një hetim i përbashkët i 14 organizatave mediatike, mes tyre edhe BBC, zbuloi se një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij ishte mbartës i një mutacioni gjenetik shumë agresiv ka përdorur materialin e tij riprodhues për të sjellë në jetë të paktën 196–197 fëmijë në shumë vende të Europës. Disa prej këtyre fëmijëve kanë ndërruar jetë. Sipas BBC-së, mutacioni prek gjenin TP53, i cili ndalon shndërrimin e qelizave në kancer. Edhe pse vetë dhuruesi nuk ishte i sëmurë, rreth 20% e spermës së tij mbante mutacionin që shkakton sindromën Li-Fraumeni, një gjendje që u jep fëmijëve deri në...