Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zbardhen prapaskenat e takimit 90 minutësh të tensionuar Meloni- Zelensky, kryeministrja: Duhet të japësh disa koncesione të dhimbshme
Pas fasadës së një takimi konstruktiv dhe me besim të ndërsjellë, përtej komunikatave zyrtare, nga 90 minutat e ballafaqimit mes Melonit dhe Zelenskyt del edhe një histori tjetër. Një histori në të cilën presionet ndaj stafit ukrainas në Romë janë shprehur në mënyrë të qartë. Dhe gjithashtu nga ana e kryeministres italiane, diskutimi ka qenë i hapur, me një mesazh që mund të përmblidhet kështu: “Merr parasysh që disa koncesione të dhimbshme ndoshta je i detyruar t’i bësh”. Nëntëdhjetë minuta ballafaqim, të paraprirë nga një mbledhje e ngushtë e Melonit me ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm, Guido Crosetto dhe Antonio Tajani, e shoqëruar nga takime paralele ballë për ballë mes dy ministrave dhe homologëve ukrainas, shënuan një pasdite që në Palazzo Chigi nuk ka...