Blushi prezanton 12 amendamentet e PL për Buxhetin 2026: Mbështetje reale për përballimin e kostove të rritura të jetesës

Blushi prezanton 12 amendamentet e PL për Buxhetin 2026: Mbështetje reale për përballimin e kostove të rritura të jetesës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për media tha se Partia e Lirisë ka depozituar 12 amendamente për Buxhetin e vitit 2026, të cilat synojnë mbështetje reale për qytetarët për të përballuar kostot e rritura të jetesës. Blushi kritikoi qeverinë për buxhetin e propozuar, duke e cilësuar si antisocial dhe të papërballueshëm për shtresat në nevojë, veçanërisht për pensionistët dhe sektorët kryesorë të ekonomisë si bujqësia, arsimi dhe shëndetësia. Sipas PL, ky buxhet thellon varfërinë dhe favorizon korrupsionin, duke shpërndarë fondet në mënyrë jo të drejtë. Ndër 12 amendamentet, Blushi përmendi: Rritjen reale të pensioneve me një fond prej 16.2 miliardë lekësh; Shtesën e 15 miliardë lekëve për sektorin e bujqësisë; Mbështetje financiare për ndihmën ekonomike, papunësinë dhe paaftësinë me...