Shpërthejnë luftimet në Republikën Demokratike të Kongos, prishet paqja e ndërmjetësuar nga Trump

Shpërthejnë luftimet në Republikën Demokratike të Kongos, prishet paqja e ndërmjetësuar nga Trump

Të shtëna dhe shpërthime janë dëgjuar këtë të mërkurë, më 10 dhjetor, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, teksa rebelët e M23 po avancojnë drejt qytetit strategjik Uvira. Ofensiva ka detyruar mijëra banorë të kalojnë kufirin drejt Burundit, ndërsa frika e një masakre është rritur sipas BBC-së. Banorë dhe burime ushtarake raportuan se trupat qeveritare po tërhiqeshin nga qyteti, i cili është i fundit nën kontrollin e shtetit në rajonin e pasur me minerale. Dyqanet dhe shkollat janë mbyllur, ndërsa banorët e tmerruar qëndrojnë të fshehur në shtëpi. Guvernatori i South Kivu, Jean-Jacques Purusi, mohoi se rebelët kishin marrë kontrollin e Uvirës, duke i cilësuar raportimet si “thashetheme të pabazuara”. Megjithatë, dëshmitarë të zonës thanë se rebelët patrullonin në qendër të qytetit gjatë natës. Presidenti amerikan Donald...