“Nuk kam patur kurrë probleme me askënd”, tritol biznesit të tij në Shkodër, flet pronari: Nuk kam asnjë ide

“Nuk kam patur kurrë probleme me askënd”, tritol biznesit të tij në Shkodër, flet pronari: Nuk kam asnjë ide

Pronari i një biznesi të reklamave në Shkodër ku mbrëmjen e djeshme iu vendos tritoli, ka dhënë dëshminë e tij në Policinë e Shkodrës. Lulzim Mehmetaj deklaron se nuk ka pasur asnjë konflikt, kërcënim apo shqetësim që mund të lidhej me shpërthimin. “Nuk kam asnjë ide kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Nuk kam patur kurrë probleme me askënd, as kërcënime e as ndonjë konflikt tjetër. Ne operojmë prej vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e kuptoj arsyen pse dikush do të vendoste tritol pranë biznesit tim. Gjatë gjithë ditës kam qenë në shtëpi për shkak të një viroze. Nuk di kush mund të jenë autorët”, është shprehur Mehmeti përpara hetuesve. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë hapur një hetim...