Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrasja e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit pa autor, lirohet i riu nga Fushë-Kruja, del ekspertiza e armëve që u gjetën në mjet
gilmando dani TIRANË- 35-vjeçari i shoqëruar mbrëmjen e së martës nga policia në lidhje me atentatin në Rinas ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani është liruar, pasi u mor në pyetje për disa orë. Burime nga policia bëjnë me dije se ai është banor i fshatit Halil, shumë pranë vendit ku u gjet dhe u dogj makina “Toyota” që besohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit. Gjatë dëshmisë, i riu ka deklaruar se në momentin e djegies së mjetit nuk ndodhej në banesë dhe mohoi të ketë parë lëvizje të dyshimta apo të ketë ndonjë lidhje me ngjarjen. Shoqërimi i tij është bërë për shkak se më herët rezulton i dënuar për vjedhje me dhunë, ndërsa nuk janë gjetur prova për...