Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ka 2 netë që e gdhin te kryeministria, Policia procedon Adriatik Lapajn: Ka penguar lëvizjen
adriatik lapaj perpara kryeministrise TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Adriatik Lapajn, pas protestës së tij të pandërprerë përpara godinës së kryeministrisë. Policia e akuzon Lapajn se ka zaptuar hapësirën përpara kryeministrisë, si dhe ka penguar qarkullimin e lirë në zonë. Prej mbrëmjes së të hënës, fillimisht i vetëm, dhe më pas me mbështetës të “Shqipëria Bëhet”, Lapaj ka nisur një protestë përpara kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama, pas skandaleve të njëpanjëshme që kanë prekur anëtarë të kabinetit. Gjatë mbrëmjes së djeshme Lapaj dhe mbështetësit u përplasën me punonjësit e policisë, të cilët nuk i lejuan që të vendosnin disa çadra kampingu, në mënyrë që të qëndronin aty gjatë natës, duke marrë parasysh dhe temperaturat e ulëta të këtij Dhjetori. Lapaj është shpehur...