“Për Shabanin na tha shoku Flamur që të firmosnim”, Korreshi: Sa jam zgjuar nga gjumi, s’i mbaj mend ca gjëra…

“Për Shabanin na tha shoku Flamur që të firmosnim”, Korreshi: Sa jam zgjuar nga gjumi, s’i mbaj mend ca gjëra…

Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka deklaruar se ka pasur një direktivë nga sekretari i Përgjithshëm i PD dhe kryetari i grupit parlamentar për të mbledhur firmat për kreun e ri të Avokatit të Popullit. Duke qenë se tani gjithë gjasat janë që Endri Shabani me firmat e mbledhura nga deputetët e PD të zgjidhet në parlament si Avokati i Ri i Popullit, ka shqetësuar deputetët e Partisë Demokratike. Ngulmimit të gazetarit se cila ishe direktiva e dhënë nga PD nga sekretari dhe kryetari i grupit parlamentar, Korreshi iu përgjigj: “I dhamë firmat të mos bëhemi të keq me njerëzit. Ne na thanë lirojeni, bëni qoka, do ti’a japim të gjithëve. Ok? Kështu funksionoi, ia dhamë të gjithëve meqëse është edhe Viti i Ri” tha...