Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Bayern nuk ndalet, thyen 3-1 Sporting, Kompany i gëzohet rikthimit të Davies
Me 5 fitore dhe 1 humbje në 6 ndeshje, 15 pikë në total, Bayern Munich hedh një tjetër hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën me eliminim direkt në Champions. Në “Allianz Arena” ekipi i Kompany vuajti fillimisht përballë Sporting Lisbona, në një kohë kur pjesa e parë u mbyll në barazim pa gol, spikati një gol i anuluar i Karl dhe një shtyllë e Harry Kane. Me fillimin e fraksionit të dytë, Kimmich në përpjekje të larguar topin e devijoi në portën e tij duke i dhuruar avantazhin skuadrës portugeze. Në të 65-ët, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Gnabry i harruar në shtyllën e dytë e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Bayern ushtroi presion...