Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
FOTO/ Liverpool e VAR tërbojnë Inter, zikaltërit dalin “duar bosh”, në Itali e bëjnë dramë
Në kulmin e krizës, Liverpool gjen shpëtim në Champions, triumfon 0-1 në “San Siro” përballë Inter në një ndeshje e mbushur me raste dhe episode të kontestuar, ku gjyqtari i takimit dhe VAR u kthyen në protagonistë. Pas një ecurie perfekte, për ekipin e Chivu kjo ishte humbja e dytë radhazi në Champions, frenon në kuotën e 12 pikëve, po aq sa edhe Liverpool. Të kuqtë e Slot ishin më kërkues, ku pas disa tentativave gjetën më në fund golin e avantazhit, ku në minutën e 32-të Konate me kokë dërgoi topin në rrjetë, por pasi rishikoi pamjet në VAR gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për prekje të topit me dorë. Inter reagoi, ku në fundin e pjesës së parë, Martinez me kokë u ndal...