Atalanta përmbys Chelsea-n, De Ketelaere bën heroin, Gjimshiti një “digë”

Atalanta përmbys Chelsea-n, De Ketelaere bën heroin, Gjimshiti një “digë”

Atalanta e Gjimshitit shkëlqen në Champions, thyen 2-1 me përmbysje Chelsea-n, del me 3 pikë nga Bergamo duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimin. 13 pikë në 6 javë shifra fantastike që e vendosin Atalantën provizorisht në vendin e 3-të, ndërsa Chelsea zbret në vendin e 11-të. Ekipi i Maresca-s e nisi ndeshjen në sulm duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 25-të, me Joao Pedro që devijoi në rrjetë asistin e James. Gjyqtari i takimit i anuloi fillimisht festën, pasi e konsideroi pozicion jashtë loje, por me ndihmën e sistemit VAR la në fuqi golin e Joao Pedro-s. Në fraksionin e dytë, Atalanta mori kontrollin e lojës dhe në minutën e 55-të, Scamacca me kokë konvertoi në gol krosin perfekt të De...