Denni Xhepa shkëlqen në Val Cenis, Shqipëria ngjitet mes më të mirëve të botës

Denni Xhepa shkëlqen në Val Cenis, Shqipëria ngjitet mes më të mirëve të botës

Sporti i skive shqiptar po përjeton një moment historik, teksa Denni Xhepa, 22 vjeç, ka regjistruar dy rezultate të jashtëzakonshme në disiplinën Giant Slalom, pjesë e aktiviteteve të Alpine Skiing Audi FIS World Cup. Në garën e datës 8 dhjetor, Denni u ngjit në podium, duke u renditur i treti në botë, menjëherë pas dy francezëve: Talayarch Clement dhe Heude Arthur. Me një skijim teknik dhe një ritëm agresiv, ai tregoi qetësi dhe pjekuri sportive të jashtëzakonshme për një sportist të moshës së tij. Në garën e datës 9 dhjetor, Denni Xhepa shënoi një tjetër rezultat të shkëlqyer duke fituar garën dhe duke u renditur mes 10 skiatorëve më të mirë të botës. Në vendin e parë dhe të dytë qëndruan sërish francezët Talayarch Clement...