Davies “përqafon” sërish Bayernin pas 261 ditësh: Ndihem shumë i lumtur që jam kthyer

Davies “përqafon” sërish Bayernin pas 261 ditësh: Ndihem shumë i lumtur që jam kthyer

10 Dhjetor 2025 11:02 Alfred Lleshi Pas 261 ditësh pushim të detyruar nga dëmtimi i ligamentit në fund të marsit, Alphonso Davies u rikthye në fushë të martën mbrëma, në ndeshjen e Champions-it kundër Sporting Lisbona. 25-vjeçari kanadez u prit me duartrokitje nga tifozët, duke regjistruar paraqitjen e tij të parë zyrtare pas më shumë se 8 muajsh mungesë. Davies kishte rifilluar stërvitjet në nëntor, trajneri Vincent Kompany e integroi menjëherë në seancat e grupit, duke i dhënë minuta loje gradualisht për t’i rikthyer besimin dhe rutinën te Bayerni. “Ndihem i lumtur që jam kthyer, – tha Davies pas ndeshjes. – E nisa nga stoli, pastaj luajta disa minuta. Kështu vendosi trajneri”. Momentin e pritur e përjetoi në minutën e 87-të, duke luajtur në krahun...