Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Zhegrova starton në Juventus-Pafos, titullar pas një viti. Hera e fundit në dhjetor 2024
Sonte, përveç surprizave të mëdha, Edon Zhegrova pritet ta nisë si titullar ndeshjen e Champions League kundër Pafos. Lajmin e dha vetë Spalletti në konferencë, duke e parë sfidën me ekipin qipriot si mundësinë ideale për të aktivizuar ish-sulmuesin e Lille nga minuta e parë me fanellën bardhezi. Deri tani, Zhegrova ka grumbulluar vetëm 100 minuta, të gjitha si zëvendësues në 8 ndeshje. Rekordi i tij janë 26 minuta ndaj Atalantës, ndërsa më shumë se 18 minuta nuk ka luajtur asnjëherë, përveç një përjashtimi me Torinon. Për shkak të një problemi me aduktorët, sulmuesi kosovar humbi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duke mbërritur te Juventusi vetëm në ditën e fundit të merkatos verore dhe jashtë forme. Për këtë arsye, Tudor dhe më pas...