Punime për rikonstruksionin e godinës, Spitali i Traumës: Funksioni vijon normalisht pa asnjë pengesë

Punime për rikonstruksionin e godinës, Spitali i Traumës: Funksioni vijon normalisht pa asnjë pengesë

Spitali Universitar i Traumës (SUT) ka dalë në një deklaratë ku siguron të gjithë qytetarët, se punimet për rikonstruksionin në disa pjesë të godinës, nuk do të ndikojnë në funksionimin e shërbimeve mjekësore. “Stafi mjekësor dhe të gjitha strukturat për pritjen, trajtimin dhe akomodimin e pacientëve të traumës dhe politraumës do të vijojnë të operojnë normalisht, me kapacitet të plotë dhe pa asnjë pengesë në aksesimin e shërbimit”, njoftoi Spitali i Traumës. SUT-i bën me dije se rikonstruksioni i ambienteve është pjesë e punës për të garantuar një shërbim sa më cilësor dhe në përputhje me standardet bashkëkohore në shëndetësi. “Faleminderit të gjithë qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë këtij procesi të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimit”, njoftoi spitali.