Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
FIFA sjell rregullat e reja/ Ndeshjet e Botërorit 2026, ndahen në…
FIFA ka njoftuar se në Kupën e Botës së vitit të ardhshëm do të aplikohen pushime tre-minutëshe për hidratim në çdo pjesë loje, jo vetëm në ndeshjet që zhvillohen në kushte të nxehta. Arbitri do ta ndalojë lojën në minutën e 22-të të secilës pjesë, në mënyrë që lojtarët të mund të pijnë ujë, pavarësisht temperaturës, vendit pritës SHBA, Kanada apo Meksikë ose faktit nëse stadiumi ka çati dhe sistem ajrimi. Ky ndryshim pritet të favorizojë edhe transmetuesit, duke e bërë orarin e ndeshjeve më të parashikueshëm. FIFA bëri të ditur se kjo ide u diskutua fillimisht pasi drejtori ekzekutiv i turneut të Kupës së Botës 2026, Manolo Zubiria, mori pjesë në një takim me transmetuesit. Për shumë tifozë, trajnerë dhe lojtarë, ky rregull e...