Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Emri/ Kapen drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit, pranga 42-vjeçarit
Shtetasi Dritan Ferrunaj, 42 vjeç, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën kokainë, sende me vlerë, armë dhe 29 mijë euro. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 42-vjeçarit, në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”,...