Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dy fëmijë i ndërruan jetë nga varfëria/ 66-vjeçarja përballet me probleme të rënda ekonomike, merr vetëm tre mijë lek ndihmë sociale
Në Tropojë, mes qindra sfidave të përditshme, ka histori që shqetësojnë dhe prekin thellë zemrën e çdo qytetari. Luçe Sadik Memaj, 66 vjeçe, ka sjellë në jetë dhjetë fëmijë, dy prej të cilëve, fatkeqësisht, humbën jetën nga varfëria. Tetë të tjerët ajo i rriti me shumë mundim, duke u mbështetur në ndihmën e organizatave humanitare dhe fetare. Pas ndarjes nga bashkëshorti, drama e Luçes u shtua. Të rritur, fëmijët e saj, të gjithë mbi 25 vjeç, e kanë braktisur. Prej më shumë se një viti, asnjë prej tyre nuk e kontakton më. Luçe ka punuar vetëm pesë vite në kooperativë dhe nuk përfiton pension pleqërie. Ajo jeton në një dhomë 2×2, e dhënë nga bashkia në godinën e të pastrehëve, dhe merr vetëm 3 mijë...